Serbo-amerikanët i gëzohen vizitës së Grenellit në Kishën Ortodokse të dielën

Serbo-amerikanët i gëzohen vizitës së Grenellit në Kishën Ortodokse të dielën

Kreu i kishës së Shën Sava në Milëaukee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, At Dragan Veleusic, ka thënë se i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, do të marrë pjesë të dielën në liturgjinë të një kishe ortodokse.

Ai po ashtu do të flasë me përfaqësuesit e komunitetit serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve Serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.

Nga Kisha ortodokse në SHBA kanë thënë se ata janë të nderuar me ardhjen e Grenellit dhe se një takim i tillë po mbahet në kryeqytetin dhe qytetin më të madh të Wisconsin, ku komuniteti serb është në numër të madh.

Sipas shtypit serb vizita ka shumë të ngjarë të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 3 nëntorit. /Insajderi.com