Seriali më makabër në botë ndalohet në një shtet të Amerikës

Seriali më makabër në botë ndalohet në një shtet të Amerikës

Seriali “13 Reasons Why” (“13 Arsye Pse”) ka nxitur polemika të shumta, me disa të cilët thoshin që seriali është një mënyrë fantastike për fëmijët të flasin për depresionin, vetëvrasjen, dhe dhunën seksuale. Të tjerët, sidoqoftë, kanë ndjenjën që seriali ka i ka dhënë glamur vetëvrasjes dhe ka krijuar probleme të mëtutjeshme, duke e bërë të duket si hakmarrja më e mirë e bërë ndaj ngacmuesve.

Midis polemikave, një shkollë në Kolorado ka vendosur të ndalojë librat – prej ku ka dalë dhe seriali – pas një vale të vetëvrasjeve të adoleshentëve që ka goditur atë pjesë, shkruan Inquisitr.com.

Sa fundmi, shtatë studentë kanë vrarë veten vetëm në atë rrethinën e asaj shkolle. Si rezultat, shkolla ka larguar librat nga dollapët e saj, njofton Insajderi.

Sidoqoftë, jo të gjithë pajtohen me këtë vendim. Një bibliotekar i shkollës ka folur kundër kësaj.

“Kur të fillojmë të largojmë dhe censurojmë librat për të gjithë studentët si një masë reaguese nuk ka më një linjë të cilën e ndjekim”, ka thënë ai.

Nuk ka prova që vetëvrasjet në rrethinën e shkollës janë të lidhura me librin apo me serialon. Sipas raporteve, 19 prej 20 kopjeve të cilat rrethina i ka, ishin në përdorim për atë moment, kështu që nuk mund të ndalohen deri sa të kthehen në bibliotekë.

Shumë shkolla kanë paralajmëruar që “13 Reasons Why”, më saktësisht seriali, sensacionalizon vetëvrasjen dhe nuk u jep fëmijëve një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet e tyre.

Njëri nga bibliotekarët ka thënë që libri është bërë i qasshëm përsëri pasi që nuk është dhe aq piktoresk sa edhe seriali. Ndërsa serialin nuk ua rekomandojnë studentëve.

“13 Reasons Why” është një serial i cili ka filluar të shfaqet me datën 31 mars të këtij viti, dhe që atëherë ka arritur një shikueshmëri të madhe sidomos te adoleshentët, dhe është diskutuar shumë edhe në grupet e rrjeteve sociale në Kosovë.

Ky serial flet për një vajzë e cila vret veten dhe hakmerret në mënyrë indirekte tek shokët dhe ngacmuesit e saj përmes disa kasetave të incizuara para aktit të vetëvrasjes. /Insajderi.com