Seriali më i ri i HBO vjen nga regjisori i “Call me by your name”

Seriali më i ri i HBO vjen nga regjisori i “Call me by your name”

“We Are Who We Are” është seriali i ri i kanalit HBO, nën regjinë e Luca Guadagnino, popullariteti i të cilit arriti majat me filmin “Call me By Your Name”.

Ky serial tregon historinë e dy adoleshentëve që jetojnë me familjet e tyre në bazë ushtarake të SHBA. Seriali me tetë episoda do të shfaqet në HBO gjatë muajit Shtator në një datë të pakonfirmuar ende, raporton Bilboard, shkruan Insajderi.

Yje si Scott Mescudi, Chloë Sevigny, Jack Dylan Grazer, Alice Braga, Jordan Kristine Seamón, Spence Moore II, Faith Alabi, Beatrice Barichella, Francesca Scorsese, Corey Knight, Vittoria Bottin, Tom Mercier, Benjamin L. Taylor II, and Sebastiano Pigazzi do të paraqiten në këtë serial.

Blood Orange ka bërë muzikën e këtij seriali./Insajderi.com