Serie A do të mbyll kampionatin me tifozë

Serie A do të mbyll kampionatin me tifozë

Një lajm i mirë ka ardhur nga Gadishulli Apenin për futbollin Italian, njofton Insajderi.

Tribunat e boshatisura i heqin emocionet lojës së futbollit, por diçka e tillë do të marrë fund së shpejti. Pas miratimit për hapjen në 20% të stadiumit “Olimpico” të Romës për Kampionatin Europian, që nga 1 maji do të lejohet prania e tifozëve edhe në Serie A.

Mediat italiane njoftojnë se është dhënë miratimi për ta mbyllur kampionatin me lojtarin e 12 në shkallët e stadiumit. Kjo vlen për vendet që do të cilësohen si zonë e verdhë. Numri i tifozëve të lejuar do të jetë vetëm 1000, një shifër e ulët kjo, por që shënon një fillim të mirë për ti dhënë fund zbrazëtisë së stadiumeve. /Insajderi.com