
Kampionati italian, Serie A, e fillon sot sezonin e ri 2020-21 dhe ka dy ndeshje në program për ditën e sotme.
Fiorentina me Torinon, do të hapin këtë sezon, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa në ora 20:45, Verona e pret skuadrën e Roma-s, njofton Insajderi.
Kampioni në fuqi, Juvetnus, aventurën e saj e fillon nesër, në kërkim të titullit të dhjetë radhazi.
Njohës dhe analistë të futbollit, e konsiderojnë favorit Juventusin që të fitojë këtë kampionat, por që do të ketë konkurrencën e klubeve si Inter, e Napoli./Insajderi.com