Serie A: Lazio mposht Atalantën – rezulatet e së dielës

Serie A: Lazio mposht Atalantën – rezulatet e së dielës

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 20-të në Serie A italiane që u zhvilluan gjatë ditës së diele, njofton Isnajderi.

Lazio “hakmerret” ndaj Atalantës pas disfatës në Kupën e Italisë, duke fituar 1-3 në “Gewiss Stadium”.

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën kryeqytetase ku menjëherë e filluan në avantazh me anë të Marusiç në minutën e 3-të, dyfishimi i rezultatit erdhi nga Joaquin Correa në minutën e 51-të.

Shkurtimi i diferencës erdhi nga Mario Pasaliç në minutën e 79-të, ndërkohë sfidën e vulosi Vedat Muriqi në minutën e 82-të, duke realizuar golin e dytë ndaj Atalantës për vetëm katër ditë distancë.

Lazio arrin fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe ngjitet në vendin e pestë duke parakaluar dhe Atalantën në klasifikim.

Sfidat e tjera ishin, Crotone – Genoa, ku skuadra xhenoane ka triumfuar me rezultatin 0-3.

Cagliari – Sassuolo u mbyll me rezultatin 1-1, dhe në mesditë në orën 12:30 u luajt Spezia – Udinese e cila përfundoi me fitoren e ‘friulanëve’ me rezultatin 0-1. /Insajderi.com