Serie A: Lojtarët ankohen për rrogat e papaguara nga klubet

Serie A: Lojtarët ankohen për rrogat e papaguara nga klubet

Serie A është mbërthyer nga fenomeni i mos pagesave të pagave të lojtarëve, ku një numër i madh klubesh elitare ende nuk kanë shlyer detyrimet konktraktuale me lojtarët e tyre, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Benevento, Genoa, Lazio, Napoli dhe Sampdoria janë ekipet që ende nuk kanë shlyer detyrimet me pagesat e lojtarëve të tyre në muajt e fundit dhe nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë deri të martën, atëherë rrezikojnë të humbasin tre pikë në tabelën e renditjes.

Ndërkohë kujtojmë se çështjen e rrogave të papaguara te Lazio e nxori në dritë pak kohë më parë futbollisti Luis Alberto, i cili ironizoi në rrjetet sociale blerjen e avionit privat të klubit “bardhekaltër”. /Insjderi.com