Serie A: Milan dhe Inter fitojnë

Serie A: Milan dhe Inter fitojnë

Gjatë të dielës janë mbyllur disa nga sfidat e javës së 13-të në Serie A, ku ekipet e qytetit të Milanos, Inter dhe Milan kanë shënuar fitore ndaj Spezia-s, respektivisht Sassuolo-s, njofton Insajderi.

Milan ka shënuar fitore si mysafir e Sassuolo-s me shifrat 2:1. Golat per “rosonerët” i shënuan Leao (1’) dhe Saelemaekers (26’), ndërsa golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Berardi nga gjuajtja e lirë, kur po zhvillohej minuta e 89-të e ndeshjes.

Në anën tjetër Inter merr fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, duke mposhtur me rezultat 2:1 ekipin e promovuar këtë sezon në elitën e futbollit italian, Spezia-n. Hakimi (52’) dhe Lukaku (71’) nga pika e bardhë, ishin autorët e golave për ekipin e Conte-s, ndërsa mysafirët në minutën e katërt shtesë shënuan golin e nderit me Piccoli.

Milan kryeson renditjen me 31 pikë, Inter në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Juventus në vendin e tretë me 27 pikë.

Në ndeshjet tjera gjatë të dielës u arritën këto rezultate:

Torino – Bologna 1:1

Benevento – Genoa 2:0

Cagliari – Udinese 1:1

/Insajderi.com