Serie A na vjen me një super ndeshje sonte

Serie A na vjen me një super ndeshje sonte

Pas derbit të djeshëm në mes të Juventus dhe Atalanta, sonte nga ora 21:45 po ashtu kemi një super ndeshje në mes të AC Milan dhe Napolit.

Vetëm 2 pikë është diferenca në mes këtyre ekipeve në tabelë. 51 pikë ka Napoli që është në pozitën e 6 dhe 49 pikë ka Milan në një pozitë më poshtë, atë të 7-tën dhe të dyja janë duke luftuar për një pozitë që suguron kualifikimin në Europa League, raporton Insajderi.

Kjo ndeshje do të jetë speciale për Gennaro Gattuson që rikthehet në San Siro, por tani si kundërshtar i klubit të tij, Milan./Insajderi.com