Sërish dështon raportimi i ministrit Kuqi në komisionin për ekonomi

Sërish dështon raportimi i ministrit Kuqi në komisionin për ekonomi

Sërish ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, njofton Insajderi.

Ministri Kuqi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportojë Kadriu.

Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentral.

Ndërsa, pas pyetjes së deputetes nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”. /Insajderi.com