
Mbishkrimi “(Baba) Hashimi bën pazare, i biri harxhon pare” kundër presidentit Hashim Thaçi dhe djalit të tij, Endrit Thaçit, është shfaqur sërish sonte në sheshin e Prishtinës, raporton Koha.net.
Ai është vërejtur në sheshin “Nëna Terezë” dhe në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës.
Në mëngjesin e së martës i njëjti mbishkrim është vendosur në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Në kryeqytet, nëpër bilboarde kohë më parë ishte vendosur fotografi të djalit të presidentit Hashim Thaçi nga udhëtimet e tij luksoze dhe të shtrenjta nëpër botë.