Sërish ndeshje në ‘Fadil Vokrri’ – sot takimi i mbetur i Superligës

Sërish ndeshje në ‘Fadil Vokrri’ – sot takimi i mbetur i Superligës

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë, me ndeshjen e mbetur Prishtina – Drenica.

Ky takim i paraparë të luhet javën e kaluar është shtyrë për shkak të obligimeve që kishte stadiumi “Fadil Vokrri” ndaj Kombëtares së Kosovës, e ku duhej fusha të mbetej në gjendje të mirë për dy ndeshjet që Kosova i luajti me Gjibraltarin dhe me Malin e Zi.

Prishtina pas humbjes së pësuar ndaj Ballkanit duhet medoemos të fitojë këtë ndeshje, që të mbetet në garë për titull.

Sfida Prishtina – Drenica i takon xhiros së 8-të të Superligës, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” sot, nga ora 18:00.