Sërish nuk kalon ​Projektbuxheti për vitin 2021

Sërish nuk kalon ​Projektbuxheti për vitin 2021

Edhe këtë të martë projektbuxheti për vitin 2021 ka dështuar të kalojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, njofton Insajderi.

Në momentin e votimit të këtij projektbuxheti, deputetja nga Lista serbe, Verica Ceranciq, braktisi mbledhjen dhe pamundësoi vendimmarrjen.

Ndërsa, komisioni arriti të miratojë raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019.

Ndërsa, rritja e shpenzimeve për paga dhe për qiratë, si dhe për intervenimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit(AKP), ka qenë shqetësuese për deputetët e opozitës gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar për vitin 2019 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Numri i zyrtarëve të punësuar në AKP është 257, përfshirë këtu edhe bordin prej tetë anëtarëve.

Pas diskutimit prej gati dy orësh, Komisioni ka votuar raportin financiar të AKP-së./Insajderi.com