Serwer: Dialogu nën presin të madh nga SHBA dhe BE – për Rusinë s’ka vend

Serwer: Dialogu nën presin të madh nga SHBA dhe BE – për Rusinë s’ka vend

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serëer, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar se nëse do të ketë negociata gjatë dimrit, atëherë  do të ketë presion të madh nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian për të shkuar drejt një marrëveshjeje finale.

Serwer thekson se nuk mund të pritet që Prishtina të shkojë në këto negociata përderisa Serbia do të gjendet në një periudhë paraelektorale, pasi që një marrëveshje eventuale mes dy palëve, Vuçiq do t’ia shiste si fitore elektoratit të tij në Serbi.

“Amerikanët po nxitohen, por kjo nuk nënkupton që edhe Prishtina duhet ta bëjë. Së pari (Kosova) duhet të mbajë zgjedhje të mira dhe të formojë një qeveri e cila mund të ketë një qëndrim përkrahës për dialogun. Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen në prillin e vitit 2020, që nënkupton se nëse ka negociata këtë dimër ato do të mbahen nën presion të madh nga BE-ja dhe Amerika, për të arritur një marrëveshje që presidenti Vuçiq mund ta shes si fitore para elektoratit të tij. Unë mendoj që nuk duhet të pritet prej Prishtinës që të negociojë me Beogradin në periudhën parazgjedhore në Serbi”, ka thënë Serwer për Express, shkruan Insajderi.

Përveç tjerash, në këtë intervistë ai i bën thirrje klasës politike kosovare që të jenë të bashkuar dhe të gatshëm për arritjen e një marrëveshje të mirë, në të cilën ai thotë se nuk ka vend ideja e korrigjimit të kufijve.

Për Matthew Palmer thotë se është njeri i mirë, megjithatë ish-diplomati shprehet skeptik nëse ai do të përfaqësojë gjithë fuqinë e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Serwer për Rusinë thotë se s’ka vend në dialog.

“Nuk mendoj se rusët mund të ndihmojnë në ndërmjetësimin e bisedimeve në asnjë mënyrë. Moska përkrah Beogradin dhe nuk dëshiron të shoh një zgjidhje që do të lejonte Kosovën të anëtarësohet në NATO. (Moska) po ashtu do të dëshironte një çmim të lartë edhe për anëtarësimin e ( Kosovës) në Kombet e Bashkuara, me gjasë që SHBA-ja ta pranojë aneksimin e Krimesë dhe mbase njohjen e pavarësisë se Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Kjo nuk do t’i ndihmojë negociatat”.

insajderi.com