Serwer: Nuk jam lobist i shqiptarëve

Serwer: Nuk jam lobist i shqiptarëve

Daniel Serwer, profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins”, tha se nuk është lobist i Kosovës e as i Shqipërisë.

Këto komente ai i bëri për portalin “Kosovo Online”, në gjuhën serbe.

Analisti amerikan theksoi se do ta këshillonte edhe Ministrinë e Jashtme të Serbisë siç e ka këshilluar Ministriën e Jashtme të Kosovës.

“Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por natyrisht që ata nuk pyesin”, tha Serwer.

Përpos çështjeve që lidhen me dialogun, Serwer foli edhe për politikat e brendshme në vendin tonë.

Profesori deklaroi se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë kërcenimi më i madh për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj se shumë anëtarë të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj. Por ky është vetëm spekulim. Vetëm zgjedhjet mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje”, tha ai. /Insajderi.com