Serwer: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën

Serwer: Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta njohë Kosovën.

Madje, ai tha se gjasat janë më mëdha që Serbia ta ketë një president të ri sesa ta njoh Kosovën, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Unë mendoj se Serbia ka shumë të ngjarë të ketë një president të ri para se të njohë Kosovën”, tha Serwer.

Përndryshe të mërkurën u votua Qeveria e Re e Serbisë me betimin se “do ta ruajnë interesin e tyre në Kosovë”.  /Insajderi.com