Sevilla i ofron marrëveshje pesë vjeçare Sergio Ramosit

Sevilla i ofron marrëveshje pesë vjeçare Sergio Ramosit

Mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos, i skadon kontrata me Real Madridin gjatë këtij muaji, transmeton Insajderi.

Sipas “El Primer Palo”, Sevilla është e gatshme të mirëpres Ramosin duke i ofruar mbrojtësit kontratë pesë vjeçare.

Ramos doli nga akademia e të rinjëve të Sevillas, para se të bashkohej me Real Madridin në vitin 2005, duke u bërë legjenda e klubit në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, ai do të jetë jashtë kontratës me Los Blancos këtë muaj, dhe sipas raportimeve të mediave spanjolle, nëse nuk nënshkruan kontratë të re me klubin mbretëror, ai mund të kthehet në Sevilla, ku do ta shihnim të luaj deri në moshën 40 vjeçare.

Ramos është pjesë e Real Madrid që nga viti 2005, ku gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 469 ndeshje dhe ka shënuar 72 gola.