Sfiduesit e mundshëm të Shpend Ahmetit në garën për Prishtinën

Sfiduesit e mundshëm të Shpend Ahmetit në garën për Prishtinën

Asnjëra prej partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka zyrtarizuar kandidatin e tyre në Komunën e Prishtinës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Por, pavarësisht kësaj, brenda të gjitha partive politike janë përfolur emrat e mundshëm që pritet ta sfidojnë kryetarin aktual, Shpend Ahmetin.

Lëvizja Vetëvendosje është e para që ka zyrtarizuar kandidatin e saj për të garuar në kryeqytet. VV konfirmoi kandidaturën e Ahmetit në Prishtinë pas votimeve në degët e partisë në Prishtinë. Ahmeti mori “aminin” nga bashkëpartiakët e tij me mbi 96 për qind të votave.

Ndërkaq, në PDK është folur si kandidat i mundshëm Lirak Çelaj, aktualisht shef i asambleistëve në PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Çelaj ka deklaruar se deri më tani dega e ka mbështetut kandidaturën e tij, raporton Lajmi.net.

E nga partia e Ramush Haradinajt, AAK, në garë mund të jetë ish-gazetari Arbër Vllahiu, shkruante Lajmi.net. Nga zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, nuk u mohua që Vllahiu mund të jetë njëri nga kandidatët.

Në LDK, që dikur ka udhëhequr me Prishtinën ende nuk është zyrtarizuar emri. Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, përfundimisht nuk do të jetë në garë, edhe pse është deklaruar se po pret bekimin e partisë.

Së fundmi, në LDK është përfolur emri i deputetes Vjosa Osmani për kandidimin e mundshëm në Prishtinë.

Në disa komuna LDK-ja i ka zyrtarizuar emrat që do ta garojë, ndërsa në Prishtinë mbetet në ditët në vazhdim.

Ndërsa AKR-ja e NISMA ende nuk kanë dal me ndonjë qëndrim për emrat e mundëshëm për të garuar për Prishtinën.