Shakohoxha: Kur do të luajë Kosova, të gjithë në Shqipëri i kemi sytë nga Dardanët

Shakohoxha: Kur do të luajë Kosova, të gjithë në Shqipëri i kemi sytë nga Dardanët

Në vigjilje të ndeshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve, ka reaguar edhe komentatori shqiptar, Dritan Shakohoxha, njofton Insajderi.

“Kosova ka forcë dhe lojtarë të mirë. Kosova nuk është këtu ku është për shkak të individëve, është këtu për shkak të skuadrës dhe mbi të gjitha të frymës së skuadrës. Ditën kur të luajë Kosova të gjithë në Shqipëri do t’i kemi sytë nga Dardanët. Siç gëzoheshin në Prishtinë – do të gëzohen edhe në Tiranë, sepse po përfaqësojnë shqiptarët dhe shpresojë që edhe t’i krenojnë shqiptarët – gjithsesi i kanë krenu që janë deri këtu, por do t’i dhurojnë një verë të bukur”, tha komentatori i futbollit, Shakohoxha.

Kujtojmë që Shakohoxha, në kohën kur Kosova ishte pranuar në UEFA dhe FIFA, kishte dalur kundër përfaqësueses së Kosovës, sepse shqiptarët kanë vetëm një kombëtare, dhe se krijimi i ekipit të Kosovës në futboll, do të dobësonte kombëtaren amë. /Insajderi.com