Shala: KEK-u u vonua në shpronësim, të  vazhdojë negocimin me banorët

Shala: KEK-u u vonua në shpronësim, të  vazhdojë negocimin me banorët

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por ai fajin për vonesat e shpronësimit ia hedhë KEK-ut.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë se  gjatë periudhës që unë menaxhoj me  këtë Ministri,  të gjitha detyrat ligjore sipas dy dokumenteve bazike kornizës dhe ligjit, i kemi realizuar dhe plotësuar me përpikëri. Për herë të parë ne rrënojmë atje shtëpi ilegale, për herë të parë MMPH vepron dhe zbaton ligjin. Të tjerat janë përgjegjësi e instancave tjera,  qoftë të pushtetit lokal, qoftë të ndërmarrjeve publike, qoftë të aktereve tjerë juridik apo fizik”, tha Shala.

Shala thotë se kjo ministri është duke e zbatuar ligjin e shpronësimit por që nuk mund t’i shpejtojnë afatet ligjore.

“Derisa të nxirret  vendimi përfundimtar, KEK mund të negocioj me banorët dhe të zgjidh këtë problem. Në moment që ai ka marrà «veshje të shkruar, mund të operojë në zonat e tyre. Ekziston edhe një kohë relativisht e mirë, që instancat që kanë përgjegjësi juridike me zgjidh këtë problem, të negociojnë me ata që kanë pasuri legale. Ne nuk kemi asnjë ingerencë me u involvu. KEK ka angazhuar tashmë dhe kompani te specializuara ndërkombëtare, është vonuar ç’është e vërteta dhe nuk ka arritur pajtueshmëri,  me ata që kërkojnë kompensim apo kushte të tjera”, tha ai.