fbpx

Shala nuk i bën ballë Boeselit

Shala nuk i bën ballë Boeselit

Shpëtim Shala, në meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, atë për titull evropian në federatën EBU kishte hyrë si zëvendësues i momentit të fundit për Orial Kolajn dhe për kundërshtar kishte favoritin gjerman Dominic Boesel.

Titulli evropian në kategorinë gjysmë të rëndë, që nga mbrëmë i takon pikërisht Boeselit, i cili fitoi ndaj Shalës me ndërprerje nga ana e gjyqtarëve në rundin e tetë.

Insporti raporton se Boesel e kishte meçin nën kontroll dhe kishte më shumë goditje ndaj kundërshtarit, mirëpo, paraqitja e Shalës, megjithatë und të konsiderohet shumë e suksesshme, kur dihet që u kthye në ring pas më shumë se një viti dhe atë si zëvendësues.

Shala pësoi nokdaun në rundin e shtatë dhe gjyqtarët e ndërprenë meçin një rund më pas, në atë që ishte humbja e dytë e Shalës në karrierë nga Boesel dhe humbja e katërt e tij në boksin profesionist, bën të ditur Insporti.