Shala: Pritoj me u marr me Nitajn, ne nuk flasim me steriotipe

Shala: Pritoj me u marr me Nitajn, ne nuk flasim me steriotipe

Ministri i i Tregtisë dhe Industrisë që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka folur rreth deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj i cili kishte thënë se Fatmir Limaj do të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjin, Shala është shprehur se është duke prituar të merret me Nitajn pas atyre deklaratave.

”Jam marrë njëherë me Nitajn, pritoj më me u marr me të. Një njeri që nuk është në njohuri të agjendës së subjektit të vetë, unë pritoj me u marr metë. Na nuk flasim me stereotipe. Qatë ditë kur Nisma ka një qëndrim për një çështje, atë e merr në organizma të veta dhe e bëjnë pastaj publik”, ka thënë Shala.

Ditë më parë Nitaj kishte thënë se e gjithë çarshia është duke diskutuar se Fatmir Limaj kryetar i Nismës Socialdemokrate do të rikthehet në PDK.

“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendo Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit. Nuk ka pasur pakënaqësi që kanë mundur të kthehen në kushtëzime”, kishe thënë Nitaj. /Insajderi.com