Shaqiri deri në verë nuk mund të largohet nga Liverpool

Shaqiri deri në verë nuk mund të largohet nga Liverpool

Xherdan Shaqiri nuk po arrin të gjejë hapësira te Liverpool dhe për këtë arsye ka menduar largimin nga klubi anglez, njofton Insajderi.

Sulmuesi shqiptar po shikon një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën, ku do të gjente më shumë hapësira.

Megjithatë një largim nga Liverpool mund të ndodhë vetëm në verë.
Klubi anglez ka vendosur që të mos lejojë largimin e lojtarit, të paktën deri në fund të sezonit.

Në këtë situatë, Shaqiri duhet të presë deri në verë për të ndryshuar skuadër, nëse vazhdon që të mos luajë te skuadra e Klopp-it. /Insajderi.com