
Pas një aventure të shkurtë me Interin, Xherdan Shaqirin mund të rikthehet sërish në Itali, raportojnë mediet italiane.
Skuadra e Romës është e interesuar për yllin shqiptar, pasi anësori i tyre, Mohamed Salah po kërkohet nga Liverpooli.
Kryeqytetasit edhe më herët e kanë kërkuar anësorin shqiptar, i cili ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e tij, dhe janë të gatshëm të japin 15 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri shënoi katër gola këtë sezon, por gjithashtu kishte edhe shumë lëndime te Stoke./Insajderi.com