Shaqiri nuk do të largohet në Janar nga Liverpooli

Shaqiri nuk do të largohet në Janar nga Liverpooli

Liverpooli ka vendosur që mos ta shesë, Xherdan Shaqirin në afatin kalimtar të Janarit, njofton Insajderi.

Kosovari me pasaportë zvicrane ka qenë i lidhur me një transferim eventual në Neëcastle United.

Por, interesim për të kishin shprehur edhe skuadra nga Serie A e La Liga si Roma e Sevilla.

Gjendja financiare e Liverpoolit kishte rritur spekulimet për një largim të Shaqirit nga Reds, por sipas sportslens, ai nuk do të lëviz në janar nga Anfield.

Shaqiri kishte disa minuta në fushë për ndeshjen që Liverpool e humbi kundër Southamptonit. /Insajderi.com