Sharon Stone tregon se si i ka shpëtuar vdekjes së sigurt disa herë gjatë jetës së saj

Sharon Stone tregon se si i ka shpëtuar vdekjes së sigurt disa herë gjatë jetës së saj

Aktorja e famshme Sharon Stone tregon se për pak sa nuk ka vdekur, rreth 3 herë gjatë fëmijërisë e adoleshencës së saj.

Fituesja e Golden Globe ka treguar se madje ishte goditur nga rrufeja, kishte pësuar një infrakt dhe përp pak sa nuk ishte ngulfatur, mirëpo të trija herët kishte shpëtuar për pak.

“Isha në shtëpinë time dhe po e mbushja hekurin për hekurosje me ujë, kur u goditëm nga rrufeja. Rrufeja më shtyu dhe u përplasa drejt frigoriferit,” tregon Sharon. Fatmirësisht që aty qëlloi nëna e saj, e cila e ndihmoi dhe e dërgoi në spital.

Pas kësaj Stone kishte pësuar një infrakt dhe kishte pasur hemorralogji për 9 ditë. Asaj i ishte thënë që kishte 1% gjasa të shpëtonte.

“Ndihesha sikur të isha qëlluar në kokë,” rrëfen ajo. Sharon ishte dërguar në spital, ku kishte kaluar një javë duke hyrë e dal në gjendje kome./Insajderi.com