Shatë të vdekur dhe 490 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shatë të vdekur dhe 490 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2508 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 490 persona, njofton Insajderi.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë.

Aktualisht, në tri Spitalet COVID po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët tre të intubuar, shkruan A2 CNN./Insajderi.com