Shaughna Phillips e Love Island zbulon humbjen e peshës

Shaughna Phillips e Love Island zbulon humbjen e peshës

Shaughna Phillips nga “Love Island”, ka zbuluar se si humbi peshën pas problemeve me nofullën e cila i ishte lëshuar nga mbipesha, përcjell Insajderi.

27-vjeçarja pranoi përmes imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram ku shihej se nofulla e saj i ishte lëshuar nga pesha dhe pas kësaj e vuri veten në një dietë të rreptë për ta ndihmuar atë të ulte kilet.

Ylli i realitetit ishte në peshë normale kur ajo bëri famë në serinë dimërore të “Love Island”, Janarin e kaluar.

Por si shumë prej nesh, Shaughna tha se ajo e teproi gjatë pandemisë së Coronavirusit dhe përfundoi në një shtim peshe prej 14  kilesh, duke treguar se ajo ka bërë një përpjekje të madhe për t’u dobësuar, njofton TheSun.

Ajo ka shpërndarë fotografi tjera në Instagram se si dukej në shtator 2020, duke treguar se sa larg ka arritur tani.