SHBA dhe Franca ‘përplasen’ për taksën dixhitale

SHBA dhe Franca ‘përplasen’ për taksën dixhitale

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ministrat e Financave të shtatë vendeve më të fuqishme ekonomike në botë, janë mbledhur në takimin dy ditor që zhvillohet në qytetin verior të Francës, Chantilly.

Bisedimet janë fokusuar në mosmarrëveshjet lidhur me taksën për shërbimet dixhitale, midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, që Franca po përdor presidencën e G7-së për të ndihmuar në luftën kundër pabarazisë,

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ftoi homologët e tij nga Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja të ndihmojnë në luftën kundër pabarazisë.

Javën e kaluar, Parlamenti i Francës miratoi taksën e re ndaj kompanive më të mëdha teknologjike me shitje botërore prej mbi 750 milionë euro dhe shitje në Francë prej të paktën 25 milionë euro.

Le Maire tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga ky vendim, pavarësisht kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do t’i kursejmë përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi taksën e shërbimeve dixhitale gjatë takimit të G7-së dhe të hedhim themelet për të gjetur një marrëveshje më të gjerë mes vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Pavarësisht qëndrimit të ashpër të Shteteve të Bashkuara, ne nuk do të tërhiqemi nga kjo taksë, pasi është një vendim i popullit francez, i miratuar përmes parlamentit”, tha Le Maire.

Megjithatë, analistët mendojnë se nuk do të ketë një marrëveshje mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi mosmarrëveshja mes tyre është shumë e dukshme.

Po ashtu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi një hetim mbi taksën e planifikuar të Francës për gjigantët e teknologjisë, një masë që mund të rezultojë me tarifa hakmarrëse.

Ministrat e Financave në këtë takim, pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebookut për të vënë në qarkullim këtë kriptovalutë.