“SHBA do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e korrupsionit”

“SHBA do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e korrupsionit”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se “SHBA janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e korrupsionit”.

Kosnett, ka shkruar në Twitter pas takimit që kishte me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Takim produktiv me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot. SHBA-ja është e përkushtuar për të punuar me Kosovën për të luftuar korrupsionin, duke reformuar strukturat ekzistuese, ndërsa forcojnë shërbimin civil apolitik të Kosovës”, tha ai.

Haxhiu ka premtuar se shpejt do të fillojë vetting në drejtësi.

Madje, partia prej nga ajo vjen; Lëvizja Vetëvendosje në plan-program e ka edhe një ligj anti-mafia. /Insajderi.com