SHBA do të kërkojnë ekstradimin e drejtoreshës së Huaweit

Meng është arrestuar në Kanada me kërkesë të SHBA për shkak të shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit.

SHBA do të kërkojnë ekstradimin e drejtoreshës së Huaweit

SHBA do të fillojnë procesin e ekstradimit zyrtar të drejtoreshës së Huaweit Meng Wanzhou nga Kanadaja, ka thënë ambasadori i SHBA gjë që është veprim i cili edhe më tutje do t’i vështirësojë marrëdhëniet me Kinën.

Në një intervistë për “Globe and Mail” kanadez, ambasadori David Macnaughton ka treguar se SHBA e ka lajmëruar Kanadanë se kërkon ekstradimin e saj, mirëpo ka thënë se kur SHBA do ta paraqesin kërkesën. Afati për kërkesë të ekstradimit  është 30 janari, 60 ditë pasi Meng më 1 dhjetor është arrestuar në Vancouver.

Meng, përndryshe vajza e themeluesit të Huawei Rene Zhengfei, është arrestuar me kërkesë të SHBA për shkak të shkeljes së pretenduar të sanksioneve kundër Iranit.

Ajo është liruar me dorëzani muajin e kaluar, ndërsa në gjykatën e Vankuverit do të paraqitet më 6 shkurt./Insajderi.com.