
Zyra amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka dhuruar sot një donacion në vlerë 51 mijë dollarë për Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj, falënderoj Zyrën amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, për donacionin e dhuruar me vlerë prej $ 51,000 dollarë, i cili është shumë i nevojshëm për Shërbimin Klinik Emergjent, si njëri nga shërbimet më të ngarkuar me pacientë në gjithë SHSKUK dhe Kosovën.
“Instrumentet kirurgjike të dhuruara në formë të donacionit do të lehtësojnë punën e shërbimit emergjent dhe të klinikave tjera që gjatë kujdestarisë shfrytëzojnë sallat e operacionit në këtë klinikë, poashtu do të lehtësojnë trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për pacientët”, u shpreh drejtori Gjocaj.
Stephen Banks, Shef i Sektorit Politik, duke sqaruar përbërjen e donacionit, tha se vlera e tij është 51 mijë dollarë dhe në përbërje të tij ka 24 lloje instrumentesh kirurgjike rreth 2 mijë copë.
“Ky donacion do të ndikojë në mirëqenien dhe në ofrimin e shërbimeve jetike për pacientët që kërkojnë ndihmën mjekësore”, tha mes tjerash Banks, thuhet në komunikatën e QKUK-së.
Kujtojmë se kjo zyrë viteve të kaluara, ka dhuruar pajisjet në lavatoren qendrore, renovim të disa klinikave kirurgjike dhe klinikës infektive, në vlerë 2 milionë dollarë, po ashtu pajisje mjekësore dhe set të çarçafëve dhe donacione të tjera të shumta./Insajderi.com