SHBA, gjatë 24 orëve të fundit shënohen 1.068 viktima nga Covid-19

SHBA, gjatë 24 orëve të fundit shënohen 1.068 viktima nga Covid-19

Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 234.225, prej të cilëve 1.068 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 94.731, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.217.960 persona të infektuar.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,98 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 141 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 942.486 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.643 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi tetë milionë raste dhe Brazili me mbi 5,49 milionë raste. /Insajderi.com