Gjykatësja Amy Berman Jackson tha këtë javë se zoti Stone nuk do të" />

SHBA, gjykata shpallë sot dënimit për Roger Stone

Një gjykatë amerikane pritet të japë sot vendimin për dënimin e bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone. Ai akuzohet për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

SHBA, gjykata shpallë sot dënimit për Roger Stone

Gjykatësja Amy Berman Jackson tha këtë javë se zoti Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse zoti Stone meriton një proces të ri gjyqësor siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.

Prokurorët rekomanduan që zoti Stone të dënohet me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burg. Pas ndërhyrjes së zotit Barr të katër prokurorët u larguan nga çështja.

Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.

Si presidenti ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të zotit Trump. Pritet që muajin tjetër zoti Barr të paraqitet përpara komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje zotit Barr të japë dorëheqjen duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij, ishte një “shpërfillje e hapur” e pavarësisë së sistemit gjyqësor./voa.