SHBA i shet Marokut 25 avionëve F-16

SHBA i shet Marokut 25 avionëve F-16

SHBA-ja miratoi sot shitjen e 25 avionëve luftarakë F-16 të gjeneratës së fundit tek Maroku, për një shumë prej 3,8 miliardë dollarësh, njoftoi administrata amerikane.

“Përveç modeleve të reja F-16 Block 70/72, të pajisur me sisteme elektronike dhe armatime të fundit, Uashingtoni miratoi gjithashtu modernizimin në të njëjtin nivel të 23 modeleve F-16 që forcat ajrore mbretërore të Marokut kanë aktualisht në dispozicion, për një shumë prej 985 milionë dollarësh”, theksoi departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë.

“Kjo shitje nuk do t’i prekë ekuilibrat e forcave në rajon”, thuhet në komunikatë.