SHBA-ja ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

SHBA-ja ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

SHBA ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinave kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), bënë të ditur nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), transmeton Insajderi.

CDC njoftoi se gjithsej janë dhënë 101.128.005 vaksina prej më shumë se 133 milionë dozave të siguruara nga autoritetet amerikane, teksa SHBA vazhdon të shpërndajë vaksina nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo arritje vjen teksa SHBA vazhdon të regjistrojë rënie në numrin e rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve të lidhura me koronavirus që kur ata arritën kulmin gjatë dimrit. Dje në SHBA u regjistruan rreth 62 mijë raste, ndërsa më 2 janar u regjistrua numri më i lartë i rasteve brenda një dite, respektivisht 300.416 raste.

Ndërkohë, numri i vdekjeve ditore dje ishte 1.557, ndërsa më 12 janar u regjistruan 4.465 raste të vdekjeve.

Presidenti Joe Biden dje njoftoi se ai do t’u kërkojë shteteve që të gjithë të rriturit të kenë të drejtën të vaksinohen deri më 1 maj. /Insajderi.com