fbpx

SHBA-ja përsërit se nuk dëshiron luftë me Iranin

Zyrtarët e lartë të administratës amerikane i thanë Kongresit se përgjigjja e Uashingtonit ndaj kërcënimeve të supozuara iraniane shmangu sulmet ndaj forcave amerikane.

SHBA-ja përsërit se nuk dëshiron luftë me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, thanë se objektivi i tyre gjatë ditëve të fundit ka qenë të dekurajojnë Iranin.

Tani administrata e presidentit amerikan Donald Trump kërkon të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm, tha Shanahan.

“Kjo ka të bëjë me parandalimin, jo me luftën, nuk kemi për të shkuar në luftë”, u tha ai gazetarëve.

“Fokusi ynë më i madh në këtë pikë është parandalimi i gabimeve të Iranit. Ne nuk duam që situata të përshkallëzohet”, tha ai.

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përshkallëzuar që nga viti i kaluar kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje e rëndësishme mes Iranit dhe fuqive botërore, e cila frenoi programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike.

Që atëherë, Uashingtoni ka rritur retorikën e ndaj Teheranit si dhe ka rivendosur sanksione.

Ekzistojnë shqetësime në rritje për një konflikt të mundshëm ushtarak ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, e cila këtë muaj e përforcoi praninë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, duke thënë se ekzistojnë “kërcënime ” nga Irani.

Teherani ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së. Të dyja palët kanë thënë se nuk duan luftë.