SHBA kërkojnë largimin e UNMIK-ut nga Kosova

SHBA kërkojnë largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley ka kërkuar në emër të administratës së SHBA nga Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara “një strategji dalëse” dhe përfundim të mandatit të UNMIK-ut, e për çka Serbia është kundër, ka deklaruar sot drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë ka thënë se Serbia “konsideron se miratimi i kësaj iniciative do të paraqiste një shuplakë përpjekjeve paqësore, por edhe kthim të presioneve politike”.

“Serbia do ta kundërshtojë këtë iniciativë me të gjitha argumentet, me ato juridike dhe politike”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com.