Nemtsov, një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit rus, Vladim" />

SHBA kërkojnë nga Rusisë gjetjen e fajtorëve për vrasjen e Nemtsovit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë i ka bërë thirrje Rusisë të enjten që të gjejë personat që kanë organizuar vrasjen e politikanit opozitar, Boris Nemtsov, i cili është qëlluar për vdekje afër Kremlinit pesë vjet më parë.

SHBA kërkojnë nga Rusisë gjetjen e fajtorëve për vrasjen e Nemtsovit

Nemtsov, një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin është vrarë më 2015, teksa ka qenë duke shkuar në shtëpi, në afërsi të Kremlinit.

Ai ka qenë duke punuar në një raport për të përcaktuar rolin e Rusisë në konfliktin e Ukrainës.

Rusia ka ndëshkuar një burrë më 20 vjet burgim më 2017 për vrasjen e Nemtsovit, derisa katër personave të tjerë u ka shqiptuar dënime nga 11 deri në 19 vjet për bashkëpunim në vrasje.

Mirëpo aleatët e Nemtsovit kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se autoritetet kanë dështuar që të identifikojnë personat që kanë dhënë urdhrin për vrasje.

Autoritetet çeke kanë njoftuar më herët gjatë këtij muaji se do ta emërojnë sheshin afër ambasadës ruse në Pragë me emrin e Nemtsovit./rel.