SHBA mer vendim për ndalimin e shitjes së cigareve me shije

SHBA mer vendim për ndalimin e shitjes së cigareve me shije

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka marrë vendim për të ndaluar shitjen e cigareve me aromë mentol, përcjell Insajderi.

Shëndeti publik dhe grupet e të drejtave civile kanë lobuar fuqimisht për ndalimin, duke përmendur dëmet e cigareve mentol.

Sipas kësaj administrate, ndalimi i propozuar do të prekë më shumë se një të tretën e blerjeve të këtyre cigareve, raporton ‘BBC’.

Grupet kundër pirjes së duhanit thonë se një ndalim është i vonuar, por lufta kundër produkteve të duhanit me shije ka lëvizur në hapa të duhur.

Agjencia paraqiti një raport në vitin 2013 për të treguar për herë të parë se cigaret me aromë mentol mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin publik, pasi ato maskojnë ashpërsinë dhe acarimin e fytit nga nikotina.

Gjithashtu, Agjencia argumentoi se njerëzit mund të jenë më të varur nga cigare të tilla dhe i kanë më të vështirë për të lënë sesa ato pa aromë.

Sipas një studimi të mëparshëm nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, vetëm rreth 25% e duhanpirësve të bardhë zgjedhin cigare me mentol, ndërsa më shumë se 70% e duhanpirësve afro-amerikanë i përdorin ato. /Insajderi.com