SHBA mund të nisë luftën me Korenë e Veriut gjatë vitit 2018

SHBA mund të nisë luftën me Korenë e Veriut gjatë vitit 2018

Sipas Gordon Chang, mund të jetë shumë vonë që Koreja e Veriut të çarmatoset në mënyrë paqësore dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të provojë veprimet ushtarake për ta bërë në gjë të tillë, nëntë muajt e ardhshëm.

Koreja e Veriut mund të bëhet fokusi i Luftës së Tretë Botërore pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump premtoi të ndalë shtetin mashtrues korean nga vrasja e miliona amerikanëve, paralajmëron Gordon Chang, autori dhe avokati amerikan, transmeton lajmi.net

Në një intervistë ekskluzive për britaniken Express, ai tha se ekziston një frikë në Uashington se SHBA-të janë vonuar tepër për ta çarmatosur Korenë e Veriut në mënyrë paqësore dhe kjo është arsyeja pse tani dëgjoni shumë tek flasin për luftë.

“Çdo ditë dëgjojmë fjalë për luftë, por jo nga analistët, për këtë gjë flasin edhe zyrtarë të lartë të administratës”.

Z.Chang shtoi: “Për fat të mirë, tani, Shtetet e Bashkuara nuk po përgatiten të përdorin forcën, por në një moment kjo gjë mund të ndodhë dhe kjo është gjëja më e rrezikshme.”

Presidenti Trump tha shumë herë se ai nuk do të lejojë që koreano-veriorët të kenë mundësinë e vrasjes së miliona amerikanëve.

“Epo, nëse ai vendosë të veprojë sipas fjalëve të tij, ai do të përdorë forcën në nëntë muaj, një vit më tutje nëse ai nuk është në gjendje të çarmatosë Korenë e Veriut më parë”.

Profesori dhe ish-shkrimtari, Patrick Greenfield, tha se SHBA-të duhet të shterojnë të gjitha opsionet diplomatike përpara se të ndezin një luftë kundër Koresë së Veriut.

“Edhe pse jemi në sezonin e shpresës, të gëzimit dhe të paqes, mendoj se kemi nevojë të marrim seriozisht dhe të mendojmë më shumë për përspektivën e një konfrontimi ushtarak, se cilat veprime ushtarake kundër Koresë së Veriut do të ndodhin në vitin 2018.”

Në një përpjekje për të ndaluar Korenë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanskione të reja të ashpra mbi Korenë e Veriut pas testimit të vazhdueshëm raketor.