SHBA paralajmëron përsëri sulme në Siri

SHBA paralajmëron përsëri sulme në Siri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka paralajmëruar se regjimi i Assadit mund të sulmohet përsëri nëse vazhdon t’i përdorë armët kimike, raporton Insajderi.

“SHBA-të janë të vendosura për të goditur përsëri nëse Qeveria e Sirisë dhe Bashar al-Assad përdorin përsëri armë kimike”, tha Haley.

Ajo më tej ka thënë se SHBA është e bindur se ka prishur qendrën ku dyshohej se prodhoheshin armët kimike, që përdoreshin nga Assad.

“Ne jemi të bindur se kemi prishur laboratorin e armëve kimike të Sirisë. Ne jemi të përgatitur për të mbështetur këtë presion, nëse regjimi sirian është aq i marrë sa për të provuar vullnetin tonë “, tha ajo.

“Nëse regjimi sirian përdor këtë gaz helmues përsëri, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të veprojnë,” tha Haley.