fbpx

SHBA paraqet në Këshillin e Sigurimit të KB projekt rezolutë për Venezuelën

SHBA kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt rezolutë për Venezuelën duke u thirrur në lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe angazhimin për zgjedhjet presidenciale, ku Rusia është përgjigjur me një kundër propozim, pretendojnë burimet diplomatike.

SHBA paraqet në Këshillin e Sigurimit të KB projekt rezolutë për Venezuelën

Projekti amerikan, në të cilin agjencia France Press ka pasur qasje, shprehë përkrahje të plotë Këshillit të Kuvendit Popullor të Venezuelës, si institucion i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend.

Në të shprehet brengosja e thellë për shkak të dhunës dhe përdorimit të tepërt të forcës të forcave të sigurisë së Venezuelës kundër demonstruesve paqësorë dhe të paarmatosur.

Gjithashtu bëhet thirrje për një proces politik i cili do të qojë deri te zgjedhjet e lira, të drejta dhe të besueshme presidenciale, dhe i bëhet thirrje sekretarit të përgjithshëm të KB Antonio Guterres të ndërmjetësojë në mënyrë që të realizohet ky proces zgjedhor.

Në fund të projekt rezolutës theksohet nevoja për të shmangur përkeqësimin e shtuar të situatës humanitare në Venezuelë dhe të lehtësohet dërgimi i ndihmave të gjithë atyre që kanë nevojë.

Për momentin Uashingtoni nuk e ka caktuar datën kur do të mund të votohet për këtë tekst dhe negociatat për të janë në vazhdim, ka thënë njëri prej diplomatëve./Insajderi.com.