SHBA përgëzon për anëtarësimin e Kosovës në Iniciativën globale për gratë

SHBA përgëzon për anëtarësimin e Kosovës në Iniciativën globale për gratë

Philip Kosnett, ambasador amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përgëzuar Kosovën për anëtarësimin në Iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizim Ekonomik të Grave.

Kjo organizatë udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Përmes Twitter, Kosnett, tha se gratë në Kosovë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë e shoqërinë.

“Ne e përgëzojmë Kosovën për anëtarësimin në këtë nismë. Gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u siguruar që gratë mund të participojnë në ekonomi plotësisht dhe lirisht”, ka shkruar Kosnett. /Insajderi.com