SHBA pret partneritet nga Qeveria e re në Maqedoni

SHBA pret partneritet nga Qeveria e re në Maqedoni

SHBA-ja pret partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, tha përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer, i cili mori pjesë në konferencë virtuale të “Ballkan Insajderi” në Uashington, transmeton Zëri i Amerikës.

“Tani është periudhë e negociatave për të formuar koalicion, i cili është proces i natyrshëm në sistemet parlamentare demokratike. Nga këndvështrimi i SHBA-së, ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duam të theksojmë është se ne presim partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, qeveri e cila është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më shumë anëtarësimin në NATO, qeveri që është e angazhuar për të udhëhequr vendin përpara në rrugën për në Bashkimin Evropian”, tha Palmer.

SHBA ka të dërguarin e veçantë për Ballkanin Perëndimor që tregon përkushtimin amerikan për rajonin. /Insajderi.com/