“ShBA s’ka nevojë të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi”

“ShBA s’ka nevojë të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi”

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se si në Kosovë ashtu edhe në Serbi situata duhet vlerësuar në mënyrë realiste për të ardhur deri të një kompromis, e kjo është e mundur vetëm përmes një dialogu të hapur.

Ai vlerësoi se në të dyja vendet interesi më i madh është punësimi dhe rritja ekonomike, dhe se nuk ka nevojë që në dialog të përfshihen ShBA-të.

“Nuk ka nevojë që në dialog të përfshihen ShBA-të, sepse dialogun të cilin e udhëheqë BE-ja së bashku me udhëheqësit nga Beogradi e Prishtina është mënyrë më e mirë”, u shpreh Scott.

Ai vlerësoi se BE-ja është duke e kryer mirë punën, dhe se shteti  i tij do të jetë i gatshëm të kyçet vetëm nëse këtë e kërkojnë të gjitha palët.

“Nëse të gjithë kërkojnë nga ne të përfshihemi më shumë, ne do të jemi të gatshëm. Por, ne mendojmë se BE’’a po e kryen mirë punën për momentin, dhe ne dëshirojmë vetëm të ndihmojmë”, theksoi Scott. /gazetametro.net