SHBA-të shqyrtojnë tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani deri më 1 maj

SHBA-të shqyrtojnë tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani deri më 1 maj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se nuk kanë marrë asnjë vendim në lidhje me angazhimin e tyre ushtarak në Afganistan edhe pas 1 majit.

Bëhet fjalë për dy mijë e 500 trupat e mbetura në këtë vend.

Një koment i tillë i lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është bërë pasi që sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur thirrjen që OKB-ja t’i përshpejtojë përpjekjet për ruajtjen e paqes në Afganistan, pasi që ushtria amerikane do të mund të largohej nga vendi më 1 maj, raporton ‘AlJazeera’.

Në një letër adresuar presidentit afgan, Ashraf Gani, sekretari Blinken ka bërë të ditur se SHBA-të janë duke e shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së tërësishme të forcave, porse po i rishikojnë edhe opsionet e tjera. /Insajderi.com