SHBA tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të largohen definitivisht nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

SHBA tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për energji në Pitsburg.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si të keqe dhe ka thënë se politikat e tij pro-karburanteve i kanë kthyer Shtetet e Bashkuara në superfuqi.

Periudha më e hershme kur do të fillojë procesi i largimit të SHBA-së nga kjo marrëveshje është 4 nëntori.

Largimi do të nisë së zbatuari një vit më vonë, përkatësisht një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2020.

Marrëveshja e Parisit për Klimën ka mbledhur bashkë 195 kombe, në betejë kundër ndryshimeve klimatike.