SHBA teston raketën vetë fluturuese konvencionale

Ushtria amerikane ka lëshuar një raketë vetë fluturuese konvencionale tokë-ajër, dhe bëhet fjalë për testin i cili ishte i ndaluar me Marrëveshje mbi Ndalimin e Raketave me Rreze të Mesme dhe të Shkurt (INF) i cili më nuk vlen, transmeton CNN.

SHBA teston raketën vetë fluturuese konvencionale

Siç ka kumtuar Pentagoni, raketa është lëshuar të dielën nga ishulli Shën Nikolla në Kaliforni dhe e ka goditur në mënyrë precize cakun pas fluturimit 500 kilometra.

Zyrtarët pretendojnë se raketa shërben për bartje të kokës konvencionale e jo bërthamore.

SHBA janë tërhequr nga Marrëveshja mbi Ndalimin e Raketave me Rreze të Mesme dhe të Shkurt me Rusinë, pasi me vite kanë paralajmëruar se Moska po e shkelë të njëjtën me raketat e saja S SC-8, të cilat mund të bartin koka bërthamore.

Pas tërheqjes së SHBA, Rusia e braktisi këtë Marrëveshje.

Me këtë është vënë pikë në marrëveshje mbi kontrollin e armatimit me të cilën ishte ndaluar zhvillimi i raketave tokë-ajër me rreze prej 500 deri 5.500 kilometra./Insajderi.com.