SHBA thotë se ka vrarë 7 militantë të Al-Kaidës në Jemen

SHBA thotë se ka vrarë 7 militantë të Al-Kaidës në Jemen

Ushtria amerikane ka thënë se forcat e saj kanë vrarë 7 anëtarë të Al-Kaidës në Gadishishullin Arabik, gjatë një bastisjeje në Jemen.

Komanda Qendrore e SHBA ka thënë se “gjatë këtij operacioni, forcat amerikanë kanë vrarë 7 militantë”.

“Bastisjet e tilla na japim mundësi të mësojmë mbi kapacitetet, qëllimet e Al-Kaindës, gjithashtu na mundëson që të vazhdojmë përpjekjet për të shkatërruar këtë grup”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters se nga të dhënat e para, duket se asnjë ushtarë amerikanë nuk është vrarë apo lënduar në këtë aksion.